Serbia më nuk banon në Kosovë

20:17 / 30.09.2012
Kryetari i Kongresit Botëror të Diasporës Boshnjake nga Kosova, Esad Shabotic theksoi se “Serbia më nuk banon në Kosovë, pasi që moti e ka humbur të drejtën mbi të dhe gjithnjë derisa të mos e pranojë Kosovën shtet ajo nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.

Shabotic tha këtë në Kongresin e dytë të Botëror të Diasporës Boshnjake nga Kosova këtij kongresi që sot u mbajt në Luksemburg, duke shtuar se aty tashti ekziston Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, me gjithë faktin që në Kosovë refuzohet çfarëdo ndarje, shkëmbimi i territoreve megjithatë do të ndodhë dikur.

“Kjo do të ndodhë thjesht për arsye se Republika e Kosovës nuk do të lejojë që një pjesë e popullit të saj të mbetet në mëshirë të Serbisë së tashme (jo)demokratike. Shkëmbi më real do të ishte që Presheva t’iu lihet serbëve në këmbim të Zubin Potokut, derisa shkëmbimi Presheva shqiptarëve, kurse Mitrovica serbëve kurrsesi nuk bën të pranohet nga ana e Kosovës”, tha Shabotic, transmeton Koha.net.

Duke thënë se Kosova është duke shkuar në drejtimin e mirë sa i përket padrejtësisë historike që i është bërë popullit shqiptar, ajo padrejtësi gradualisht por me siguri po përmirësohet, kështu që mund të presim formimin e një shteti me ndikim të shqiptarëve, të ashtuquajtur “Shtetet e Bashkuara Shqiptare”, me çka përfundimisht do të përmirësohej padrejtësia historike ndaj këtij populli.

Për këtë shtet të bashkuar që, sipas tij do të bëhet realitet, duhet lëvizur poteza të kujdesshëm dhe nga bashkësia ndërkombëtare të kërkohet drita e gjelbër për të drejtën e bashkimit me pjesët e popullit të vet.

Sipas komunikatës nga ky kongres, boshnjakët e Kosovës në diasporë miratuan edhe një deklaratë, ku pos tjerash thuhet se ata padyshim theksojnë përkushtimin e tyre për parimin e sundimit të së drejtës, parimeve të tolerancës, respektimit të të drejtave të njeriut e demokracisë.

Në këtë deklaratë është paraqitur edhe kërkesa që boshnjakëve të Kosovës t’iu lejohet formimi i komunës së Vitomiricës, që do të përfshinte Vitomiricën, Dobrushën dhe disa fshatra përreth ku boshnjakët para luftës së fundit kanë qenë shumicë, ose shumicë relative. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Esad Shabotic
Esad Shabotic
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.