“Serbia nuk largohet nga veriu i kosovës”!
Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, tha të premten në Zveçan se instuticionet serbe në këtë rajon do të funksionojnë me kapacitete të plota. Ai tha se në asnjë moment Serbia nuk do ta shikoj Kosovën ndryshe nga cilado pjesë tjetër e territorit të saj.“Shteti do të jetë këtu me kapacitet të plotë dhe nuk do të lejoj që ju të mos mund të jetoni”, ka thënë Vulin, i cili ka mbërritur në Zveçan pa paralajmërim dhe pa përcjellje, raporton Zëri.
Vulin tha po ashtu se përfaqësuesit e serbëve do të përfshihen në dialogun e bisedimeve Prishtinë- Beograd, duke shtuar se fundi i pavarësisë së mbikëqyrur nuk ndryshon asgjë, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën. /Telegrafi/