Serbia nuk merr datë për BE-në
Komisioni Evropian nuk ka rekomanduar dhënien e datës së negociatave për bisedime ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, duke rekomanduar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Raportin e KE-së për përparimin e Serbisë e ka bërë publik komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.
Siç raporton “Evropa e Lirë”, në raport thuhet se Serbia ka shënuar përparim në rrugën drejt BE-së, porse vihen në pah dobësitë në fushën e sundimit të ligjit. Raporti po ashtu bën thirrje për angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Përgjigjja jopozitive për datën e Serbisë ka qenë e pritshme nga autoritetet në Beograd. /Telegrafi/