“Serbia s’mund të bëjë regjistrim të popullsisë në Kosovë”

15:33 / 21.09.2012
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kanë thënë sot se regjistrimi i popullsisë në Kosovë nga ana e Serbisë në Kosovë është i pamundur.

Derisa Tahiri thotë se kjo është ide e mentalitetit të së kaluarës dhe kërkon mbështetje nga BE-ja, shefi i kësaj të fundit në Kosovë, pohon se as që po sheh përpjekje të Serbisë për këtë çështje, por që, sipas tij, kjo duhet të ndalohet.

Ndërkohë, Edita Tahiri ka deklaruar se ata që synojnë BE-në duhet të respektojnë standardet e saj, e kjo, sipas saj, ia ndalon Serbisë regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

“Për sa i takon ndonjë përpjekje eventuale ilegale dhe destruktive nga ana e Serbisë, unë mund të them se gjërat e tilla do të kenë karakter ilegal. Dhe, po ashtu dua të them, se BE-ja në fakt ka qenë shumë e prerë në porositë që i ka dhënë kohët e fundit edhe Serbisë, që respektimi i standardeve evropiane është kusht për shtetet që të avancojnë drejt BE-së. Këtë ne e pamë edhe në rastin e moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Zbogar ka thënë se kjo është herët të flitet, ngase, sipas tij, është vetëm hipotetike dhe se nuk janë duke parë një përpjekje të tillë të Serbisë. Por, ai thotë se sikurse që janë kundërshtuar zgjedhjet e tyre në Kosovë, ashtu duhet vepruar edhe me regjistrimin e popullsisë.

“Serbia u përpoq të zhvillojë zgjedhje në Kosovë, BE-ja u shpreh shumë qartë se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje. Dhe, pastaj e gjetën mënyrën se si të bëhet kjo me pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Pres se i njëjti qëndrim do të mbahet edhe tani për çfarëdo përpjekjeje për regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Nuk po shoh se kjo është ndonjë çështje”, ka thënë ai, transmeton KP.

Ndryshe, kohë më parë, zyrtarë serbë patën thënë se po shikojnë mundësitë për ta organizuar regjistrimin e popullsisë edhe në Kosovë, ngase, sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.