Serbia s’mund të hyjë në BE, pa hequr dorë nga Kosova
Nuk ka dyshim se të 28 vendet e Bashkimit Evropian, duke llogaritur edhe anëtarësimin e Kroacisë, do të kërkojnë nga Serbia qartësi të plotë sa i përket kufijve të saj sovran.Kështu është shprehur eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.
Duket se Gjermania tanimë po insiston që kjo të bëhet para se BE-ja të hapë bisedimet për anëtarësim me Serbinë, shkruan Serwer në një artikull në sajtin Peacefare.net, raporton RTK.
Sipas tij, Bashkimi Evropian pranon në mesin e vetë vetëm shtete sovrane. Edhe Serbia mund të pranohet, por pa Kosovën, thotë Serwer. /Telegrafi/