Serbia së shpejti me platformë për dialogun

13:45 / 7.08.2012
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, pret që Parlamenti serb së shpejti të krijojë një platformë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Kuvendi i Serbisë, sipas Stefanovicit, do të marrë parasysh të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të deklarojë se cila do të jetë tema e diskutimeve, se çfarë është ajo që do të bëjnë negociatorët dhe natyrisht të jetë i informuar për çdo fazë të bisedimeve”, ka thënë Stefanovic, transmetojnë mediat serbe.

I pyetur se kur pret të nisë diskutimi për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Stefanovic ka thënë se “një gjë e tillë do të ndodhë shpejt si përgatitje për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, të cilat po ashtu do të pasojnë së shpejti”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nebojsa Stefanovic
Nebojsa Stefanovic
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.