Serbia të heqë dorë nga mbështetja e strukturave kriminale!

22:50 / 24.09.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua tw hwnwn në selinë e OKB-së me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. Ajo falënderoi presidentin Fischer për ndihmën që Austria po i jep Kosovës në të gjitha fushat dhe për mbështetjen e fuqishme në konsolidimin e shtetësisë së saj.

Duke folur për përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në strukturat euro-atlantike, presidentja e Republikës së Kosovës, tha se me studimin e fizibilitetit dhe me udhërrëfyesin për liberalizim të vizave është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet me BE-në dhe vlerësoi se ndihma e Austrisë në këtë drejtim është e nevojshme për të përmbyllur me sukses të dyja proceset.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është duke kontribuuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ajo po ndërton marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit. Të tilla marrëdhënie Republika e Kosovës është e interesuar të ndërtojë edhe me Republikën e Serbisë, tha presidentja Jahjaga, duke theksuar se Serbia duhet të tregojë gatishmërinë për të pranuar realitetin e Kosovës së pavarur.

“Dialogu me Serbinë që është zhvilluar në Bruksel dhe i lehtësuar nga BE-ja, ka dhënë rezultat përmes arritjes së marrëveshjeve, por ato duhet të zbatohen nga Serbia për të mundësuar hapjen e fazës së re të dialogut për çështjet e interesit të përbashkët të të dyja vendeve”.

Duke folur për gjendjen në tri komunat në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, Jahjaga tha se Serbia duhet të heqë dorë nga mbështetja e strukturave ilegale dhe kriminale që po mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës dhe po pengojnë zhvillimin e kësaj pjese të Kosovës.

Presidenti i Austrisë, nga ana e tij tha se bashkëpunimi ndërmjet Austrisë dhe Kosovës duhet të thellohet në të gjitha fushat dhe theksoi se qeveria austriake është e angazhuar për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në sundimin e ligjit.

Ai tha se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe në veçanti Plani Ahtisaari duhet të zbatohen dhe përmbushen në tërësi. “E ardhmja e Kosovës dhe e gjithë rajonit të Ballkanit është në BE dhe Austria është e përkushtuar që të ndihmojë në këtë rrugë”, tha ai. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer
Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.