Sërish zjarre në bjeshkët e Deçanit

16:51 / 22.08.2012
Zjarret janë rishfaqur sot në bjeshkët e Deçanit, të cilët po shkatërrojnë pasurinë natyrore të kësaj komune me hektar të tërë. Që nga orët e para të mëngjesit në disa pjesë të bjeshkëve të Deçanit serish janë kapluar nga zjarret, ka bërë të ditur komandanti i zjarrfikësve, Besim Selmanaj. Sipas tij, në bjeshkën e “Bellesë’’, zjarret nuk kanë të ndalur.

Hektarë të tërë janë djegur në ato pjesë shkëmbore ku nuk arrihet dot që ekipet e zjarrfikësve të depërtojnë për shuarjen e zjarrit ngase vet pozita e kësaj bjeshkë nuk lejon një intervenim të tillë vetëm nëse intervenohet nga ajri ndërsa ekipet e zjarrfikësve nuk kanë mundësi sepse nuk posedojnë pajisje për këtë zonë të thepisura”, njofton Komuna e Deçanit.

Zjarret sot kanë përfshi edhe bjeshkët e Lebushës dhe një pjesë të bjeshkëve të Strellcit. Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve publike, Admir Hasanaj, që nga mëngjesi e deri më tani në këto pjesë të këtyre bjeshkëve janë djegur mbi 50 hektar male ndërsa në këtë anë janë mobilizuar vet banorët ku më sukses kanë arritur që të bëjnë lokalizimin e këtij zjarri ani pse më dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Njëkohësisht, po sot, nga shefi i zjarrfikësve, bëhet e ditur se aksidentalisht kishte ndodhur një zjarr fushorë në fshatin Carrabreg konkretisht në lagjen e Ramosajve, ku janë djegur disa hektarë më hamullorë dhe është dashtë që të intervenohet nga zjarrfikësit e Deçanit sepse kishte rreziku jetën e banorëve të kësaj lagjeje, transmeton RTK.

Selmanaj apelon tek qytetaret që të jen të kujdesshëm sidomos ata të cilët frekuentojnë bjeshkët dhe janë duhanpirës në hedhjen e shpuzës së cigares po ashtu të jen të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve, sepse një shkëndijë sado e vogël mjafton për të shkaktuar një zjarre i cili më ditë të tëra nuk mund të ndalet. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto ilustrim nga arkivi
Foto ilustrim nga arkivi
 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.