Serwer: Beogradi të pranojë kufijtë e Kosovës

15:45 / 15.08.2012
Çdo veprim që ndërmerr Beogradi në drejtim të njohjes së shtetësisë së Kosovës është një hap në drejtimin e duhur, ka thënë analisti i shquar amerikan Daniel Serwer, ekspert për çështjet e Ballkanit. Analisti amerikan, në një intervistë për “e-Novine” ka thënë se tashmë për çdokënd është e qartë se Kosova është e pavarur dhe e ardhmja e saj nuk do të jetë nën administrimin e Beogradit, prandaj i mbetet Serbisë që të pranojë sovranitetin territorial të Kosovës.

“Presidenti Nikolic ka thënë se ai kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë. Pranimi publik i këtij fakti është një hap i dobishëm, edhe nëse ai nuk është krejtësisht i mjaftueshëm për të zgjidhur çështjet siç është veriu i Kosovës”, ka thënë Serwer.

Ai vlerëson se nuk është e mundur koekzistenca paqësore në baza të shëndosha në qoftë se Serbia vazhdon të ushqejë pretendime territoriale ndaj Kosovës.

“Beogradi duhet ta pranojë faktin se Kosova është një entitet i veçantë politik brenda kufijve të njohur. Deri te normalizimi mund të vijë vetëm nëse njihet aspekti territorial, si një pjesë fundamentale e sovranitetit”, tha ai.

Serwer gjithashtu mendon se duhet pasur të qartë se çkado që do të kërkojnë serbët në veri të Kosovës, të njëjtën do ta kërkojnë shqiptarët brenda territorit të Serbisë.

Ai gjithashtu ka thënë se serbët e veriut mund të kërkojnë atë që shqiptarët tashmë e kanë fituar: Pavarësinë. “Por, askush nuk do ta pranojë veriun e Kosovës si një shtet i pavarur dhe çdo përpjekje aneksimit të veriut të Kosovës nga Serbia do të thoshte përfundimin e shpresës së Beogradit për anëtarësim në BE”.

Duke folur për dialogun e ardhshëm politik, Serwer vlerëson se “temë kryesore do të jetë mënyra se si Beogradi synon që praninë e saj në veri ta nxjerr në përputhje me Rezolutën 1244, të cilën rezolutë, me praninë zyrtare në atë territor,  Qeveria serbe e shkel çdo ditë”.

Përveç kësaj, Serwer parashikon diskutim se si do të zbatohet plani i Ahtisaarit në veri, duke përfshirë edhe arritjen e marrëveshjeve të tjera të nevojshme për zbatimin e tij.

Ai tha se kur të përfundojnë bisedimet e ka vështirë të ekzistimin e pengesave për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura anëtare të BE-së dhe pranimin serb për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Daniel Serwer
Daniel Serwer
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
13:07 / 24.05.2013
Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pav...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.