Serwer: Dëmtuesit e varrezave nuk janë patriotë

19:50 / 24.01.2013
Analisti politik nga Washingtoni, Daniel Serwer u shpreh se shqiptarët e Kosovës duhet të respektojnë varret e serbëve dhe të mos i prekin, duke thirrur njëkohësisht autoritetet në Prishtinë që të arrestojnë dhe gjykojnë ata që sulmojnë serbët në Kosovë dhe iu shkatërrojnë pasurinë.

Në blogun e tij Peacefare.net, në tekstin me titull “Si do të vepronte patrioti”, ai vlerësoi se prapa sulmeve ndaj serbëve të Kosovës qëndrojnë ata të cilët nuk janë patriotë.

“Dikush në Kosovë mendon që përgjigja e vërtetë është dhuna kundër serbëve dhe pasurisë së tyre. Kjo nuk është vetëm budallallëk, por edhe kundër produktive, sepse dikush këtë do ta shfrytëzojë si dëshmi se shqiptarët nuk janë të civilizuar dhe nuk i përkasin Evropës”, shkruan Serwer, i njohur si mbështetës i pavarësisë së Kosovës dhe shpesh për qëndrime të ashpra kundër politikës serbe, transmeton Koha.net.

Ai fton shqiptarët që të protestojnë qetë, për të shtuar se mos nxjerrja para drejtësisë e dhunuesve të varreve të serbëve do ta nxinte shtetin e Kosovës.

Serwer thekson që të gjithë kanë të drejtë në heronjtë e vet, por se shqiptarët e Kosovës do të duhej të tregojnë një dozë ndjesie për palën tjetër, 15 vjet pas luftës.

“Ku në Kosovë mund të gjeni përmendore kushtuar serbëve?”, pyetet analisti amerikan.

Sipas Serwerit, heqja e lapidarit kushtuar UÇPMB-së në Preshevë ishte një budallallëk, por shton se qeveria serbe ishte mjaft e mençur për të mos e shkatërruar atë, por e ka transferuar në Beograd, ku mëtohet të shërbejë si dëshmi në procesin gjyqësor.

Serwer ka shkruar se heqja e lapidarit kushtuar luftëtarëve kundër regjimit të Milosheviqit ka hidhëruar shqiptarët në Kosovë, disa nga të cilët kanë ikur nga Lugina shkaku i maltretimit policor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.