Shantazh studentes me videon intime

12:37 / 20.09.2012
Një 20-vjeçar me profesion model, i njohur edhe në botën e artit si pjesëmarrës në disa video-klipe të këngëtareve shqiptare, është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. I riu akuzohet se i ka bërë shantazh të dashurës së tij me video të momenteve intime që kanë kaluar së bashku.

Denis Dunisha, me banim në Tiranë, ku vazhdon studimet për gjuhë frënge, u arrestua pas kallëzimit që ka bërë ndaj tij për gjobëvënie dhe shantazh studentja 21-vjeçare, me inicialet E.F.

“Më kalo 1 milion lekë në llogarinë time, ndryshe prindërit e tu do e marrin vesh për lidhjen, por edhe për videon që unë kam në celular”, raporton “BalkanWeb”.

Ky, sipas policisë, është një nga mesazhet që studentja i ka vënë në dispozicion oficerëve të policisë, duke shpjeguar më pas edhe rrethanat.

Ngjarja është denoncuar fillimisht në Komisariatin numër 1 të Tiranës, pasditen e së hënës, kur ajo kishte marrë mesazhin e radhës nga Dunisha, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie prej disa muajsh. Dy ditë pas denoncimit, policia arriti të siguronte provat e nevojshme dhe arrestoi modelin Denis Dunisha.

Studentja e Gjuhëve të Huaja, E.F., 21 vjeçe, në kallëzimin që ka depozituar në Komisariatin numër 1, shpjegon se prej disa muajsh ka një lidhje dashurie me modelin Denis Dunisha, 20 vjeç, që gjithashtu është student te Gjuhët e Huaja. Vajza është shprehur se me Dunishën është njohur në rrjetin social “Facebook”, nga një ftesë e rastësishme miqësie.

Më pas kanë nisur të komunikojnë me mesazhe, derisa kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë nisur lidhjen. Ajo ka shpjeguar se Dunisha disponon një video në celular, nga një prej momenteve intime.

Që nga fillimi i shtatorit Dunisha ka nisur t’i bëjë shantazh 21-vjeçares, duke i kërkuar para, fillimisht 200 mijë lekë e më pas 1 milion, që të mos e publikonte videon në “Facebook”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Denis Dunisha
Denis Dunisha
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.