SHBA, dënohet me 6 vjet burg Almir Rrapo
Shtetasi shqiptar, Almir Rrapo është dënuar me gjashtë vjet burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vrasje në vitin 2005. Rrapo u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Shqipëria për tu përballur me akuzën për vrasje të ndodhur në Queens të New Yorkut dhe rrëmbim personi.
Liderët e ish-bandës së tij, Bruno dhe Saimir Krasniqi që të dy u dënuan një vit më parë me burgim të përjetshëm pas dëshmisë së Rrapos, e cila duket se ka ndihmuar drejtësinë.
Avokati i Rrapos, Xhefri Liçman, deklaroi se 29-vjeçari shqiptar kishte treguar një shembull të shkëlqyer duke bashkëpunuar me drejtësinë, njofton BW.
“Unë betohem se kam qenë në burg për dy vjet dhe nuk kam ndjerë asgjë përveçse neveri për ligësitë që më kanë rrethuar mua çdo ditë”, mësohet të jetë shprehur Rrapo. /Telegrafi/