SHBA demanton vrasjen e shtetasve në Pakistan

10:08 / 3.09.2012
E plotësuar: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pakistan ka hedhur poshtë raportet për vrasjen e dy shtetasve të saj në Peshawar.

Ambasada ka bërë të ditur se dy shtetas amerikanë, të cilët punonin për Konsullatën e SHBA-së në këtë qytet, janë plagosur nga sulmi me bombë kundër makinës së tyre.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se sulmi pranë kufirit afgan, ka plagosur edhe dy punonjës pakistanezë të konsullatës.

“Një sulm, siç duket terrorist, ka pasur në shënjestër automjetin e Shteteve të Bashkuara dhe dy amerikanë, ashtu si edhe dy pakistanezë, janë plagosur dhe kanë marrë trajtimin mjekësor”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Islamabad.
Ndryshe, më herët autoritetet pakistaneze thonë se dy shtetas amerikanë kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë në Peshawar të Pakistanit.

Lajmin e ka konfirmuar ministri për informim i provincës Khiber, Mian Iftikar.

Siç njofton Evropa e Lirë, burimet zyrtare kanë njoftuar se sulmuesi vetëvrasës ka përplasur makinën e mbushur me eksplozivë në automjetin që përdorej nga Konsullata e Shteteve të Bashkuara në Peshawar.

Shpërthimi ka ndodhur në një zonë ku është e pozicionuar Konsullata amerikane, ashtu si edhe organizata të tjera të huaja, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Të paktën 18 persona janë plagosur në sulm. Ambasada e SHBA-së në Pakistan tha se është duke hetuar ngjarjen.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse, në të kaluarën, talibanët pakistanezë janë fajësuar për sulme të ngjashme. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: AP
Foto: AP
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.