SHBA e vlerëson krizën në Siri si më të keqen në botë
Konflikti në mes të kryengritësve të opozitës dhe forcave të regjimit e ka kthyer Sirinë në një nga krizat më të këqija humanitare në botë, e përkeqësuar edhe nga sulmet mbi punëtorët humanitarë.Kështu ëhstë shprehur, David Robinson, zyrtar i lartë i Byrosë së Departamentit të Shtetit për Popullsinë, Migracionin dhe Refugjatët.
“Janë 2.5 milionë njerëz që kanë nevojë tash për ndihmë brenda Sirisë dhe 1.2 milionë që janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, kështu që me këtë shkallë, ajo është kriza më e keqe sot në botë”, ka thënë Robinson.
“Shtetet e Bashkuara kanë alokuar 82 milionë dollarë në ushqim dhe ndihma mjekësore për në Siri, të cilat po shëprndahen përmes rrjeteve të ndryshme”, ka thënë Mark Bartolini, drejtor i Zyrës Amerikane për Tragjeditë jashtë vendit. /Telegrafi/