SHBA: Fillon Konventa e Partisë Demokratike
Partia Demokratike e presidentit amerikan, Barack Obama, të martën e fillon Konventën e saj kombëtare.Takimi triditësh në qytetin Charlotte, në Karolinën Veriore, pritet të kulmoj të enjten, kur Obama formalisht do ta pranoj nominimin e demokratëve për të synuar rizgjedhje në postin e presidentit, raportojnë media.
Javën e kaluar përfundoi Konventa e Partisë Republikane, në të cilën Mitt Romney e pranoi nominimin për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.
Në hapjen e sotme pritet të flasë Michele Obama, bashkëshorte e presidentit Barack Obama. /Telegrafi/