SHBA, fotografitë e Bin Ladenit mbeten sekret

20:06 / 21.05.2013

Gjyqi i Apelit në SHBA ka marrë vendimin se Qeveria në Washington nuk është e detyruar të publikojë fotografitë e udhëheqësit të vrarë të Al Qaedas, Osama bin Laden. Gjyqi në aktgjykimin e vet ka thënë se CIA ka refuzuar të publikojë fotografitë, sepse ato janë cilësuar sekret shtetëror dhe kjo merret si bazë e ligjshme për mospublikimin e tyre.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së një organizate joqeveritare që e kishte akuzuar CIA-n për shkelje të ligjit për qasje të lirë në informacione në SHBA.

Por, CIA e kishte refuzuar këtë duke theksuar se publikimi është rrezik për sigurinë kombëtare, njoftojnë medie amerikane.

CIA në përgjigjen e vet kishte theksuar se fotot janë “rrënqethëse” dhe se në rast publikimi të tyre do të mund të ndodhnin “sulem hakmarrëse ndaj amerikanëve".

Po ashtu theksua se edhe publikimi i strupit danez për Profetin Muhamed dhe reportazhet e Newsweek-ut për ushtarët amerikanë që e përdhosen Kuranin, ka shkaktuar demonstrata shkatërrimtare dhe viktima.

Udhëheqësi i Al Qaedas Osama bin Laden është vrarë më 2 maj 2011 në qytetin pakistanez Abotabad , kur në shtëpinë në të cilën fshihej me vite, hynë ushtarët amerikanë. Ata, pas likuidimit e fotografuan, por fotot deri më tash nuk janë publikuar në medie. /Telegrafi/ 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.