SHBA i kërkon Serbisë heqjen e strukturave paralele

13:08 / 3.10.2012
Përfaqësuesja e Delegacionit të Shteteve të Bashkuara në OSBE, Nida Gelazis ka kërkuar nga Serbia që t’i shpërbëjë strukturat paralele në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Ajo ka bërë këto komente gjatë një takimi të grupit punues të OSBE-së në Vjenë, mbi zbatimin e të drejtave të njeriut, në veçanti të pakicave.

Përfaqësuesja amerikane, sipas deklaratës së publikuar në uebfaqen e OSBE-së, ka thënë se Kosova edhe pse nuk është anëtare e OSBE-së, duhet të zbatojë përkushtimet e OBSE-së për mbrojtjen e minoriteteve, transmeton REL.

Qeveria e Kosovës, ka thënë ajo, duhet të vazhdojë, që të adresojë në praktikë shqetësimet e serbëve të Kosovës, romëve dhe komuniteteve tjera pakicë.

Gelazis, e ka quajtur hap pozitiv hapjen e zyrës administrative në veri të Mitrovicës.

“Është thelbësore për Serbinë, e cila gjendet në këtë tavolinë, që t’i japë fund institucioneve paralele në veri të Kosovës. Këto institucione e minojnë sundimin e ligjit dhe ofrojnë bazë për mospajtim mes shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, në veçanti të serbëve, që dëshirojnë të bashkëpunojnë me institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë ajo, duke potencuar si të papranueshëm, pengimin e sundimit të ligjit nga ana e zyrtarëve serbë në veri.

“Në vitin e kaluar është parë një vazhdim i pengimit të autoritetit të ligjshëm në veri të Kosovës, përfshirë aktet e dhunshme dhe retorikën nxitëse të zyrtarëve serbë, që kanë kërcënuar me 'reciprocitet' për veprimet e ligjshme dhe profesionale të forcave paqeruajtëse. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë përfaqësuesja amerikane në OSBE. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.