SHBA: Largimi i kryeministrit sirian, shenjë e shkatërrimit
Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se largimi i planifikuar, me kujdes i kryeministrit të Sirisë, Riad Hijab tregon se regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka filluar të shkatërrohet.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se “regjimi i Assadit po shkatërrohet nga brenda” dhe ka parashikuar se ditët e tij janë të numëruara, transmetojnë mediat.
Një ndihmës i Hijab, që u largua së bashku me të, ka thënë se ai e kishte përgatitur për një kohë të gjatë ikjen e tij, pasi para dy muajsh, Assadi i kishte thënë se duhet ta pranoj postin e kryeministrit ose “do të jetë i vrarë”. /Telegrafi/