SHBA: Maqedonia para shumë sfidave

15:51 / 13.08.2012
Ambasada amerikane në Shkup ka dalë me një deklaatë lidhur me 11 vjetorin e firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar se ky shtet Maqedonia ballafaqohet me shumë sfida, kurse vizioni e guximi i liderëve politik janë të rëndësishëm për ti tejkaluar ato sfida.

"Para njëmbëdhjetë vite Maqedonia u ballafaqua me rrezikun e një lufte të përgjakur qytetare. Duke iu falënderuar guximit dhe vizionit të liderëve politik të këtij vendi, dhe negociatave të kujdesshme të diplomatëve amerikan dhe evropian, në datën e sotme në vitin 2001 u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe u shmang lufta. Ajo marrëveshje historike mundësoi progresin e këtij vendi drejt një shoqërie stabile multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale, dhe drejt qëllimit për integrim të plotë në komunitetin euro-atlantik", theksohet në komunikatën e ambasadës amerikane, transmeton INA.

Sipas saj, 11 vite më vonë, Maqedonia ballafaqohet me shumë sfida dhe përsëri, vizioni e guximi i liderëve politik janë të rëndësishëm për ti tejkaluar ato sfida.

"Përshëndesim ata qytetarë dhe liderë të cilët i kanë lënë anash dallimet në kërkim të një demokracie të hapur, të sigurt dhe dinamike e cila premton paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët, pa marr parasysh përkatësinë etnike, gjininë, fenë apo bindjet politike. Në këtë kërkim Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të jenë pranë Maqedonisë. Ne krenohemi me partneritetin që kemi me këtë shtet që nga pavarësia e tij, dhe presim të shohim atë në vendin e merituar si anëtar i plotë dhe i mirëpritur i komunitetit euro-atlantik, dhe të bëhet më i fuqishëm si një vend i shumëllojshëm, i sigurt dhe përparimtar", thuhet në deklaratën e SHBA-ve. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.