SHBA, motrat Bojkaj e humbin jetën në aksident

18:07 / 5.02.2013

Liridona Bojkaj (14) dhe motra e saj Mërgimtarja (17), të dielën kanë humbur jetën në një aksident fatal në jug të autostradës State Hwy. 259, afër qytetit Kilgore.

Dy motrat nga Kosova, të cilat po banonin me familjen e tyre në Teksas, ishin nxënëse në Kolegjin “Kilgore Independet School Distrct”, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndërkaq, tre pasagjerët tjerë, drejtuesja e automjetit (Honda – SUV prodhim i vitit 2001), Hava Shala (33), i afërmi i saj Benny Shala (37) si dhe vëllai i dy motrave Murteza Bojkaj (19), i kanë shpëtuar aksidentit. Ata janë dërguar në spitalet lokale për trajtim të mëtejshëm.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Jean Dark tha se, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi timonin dhe si pasoj vetura është rrotullua disa herë në mes të rrugës.

"Përplasja është ende nën hetim", tha Dark dhe shtoi se ky “raport nuk është përfundimtar akoma". /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.