SHBA: Obama, Romney–përplasje në politikën e jashtme

9:17 / 23.10.2012
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe rivali i tij republikan, Mitt Romney, janë përplasur ashpër lidhur me disa çështje të politikës së jashtme gjatë debatit të tretë dhe të fundit televiziv, që u mbajt mbrëmë vonë në Boca Raton të Floridës.

Gjatë 90 minutave të debatit, presidenti Obama është përpjekur ta paraqes rivalin e tij Mitt Romney, se nuk është i gatshëm të jetë president, derisa Romney tha se udhëheqja e Obamës e ka bërë Amerikën më të dobët në skenën botërore.

Por, kishte edhe pikëpamje identike për disa çështje të politikës së jashtme amerikane, raporton Rel.

Në këtë drejtim, ata të dy shprehën përkushtim për ta mbrojtur Izraelin dhe për ta parandaluar Iranin nga prodhimi i armatimit atomik.

Lidhur me Afganistanin, të dy kandidatët janë pajtuar se tërheqja e forcave të jashtme duhet të bëhet sipas planit deri në fund të vitit 2014.

Ata e kanë pranuar se Shtetet e Bashkuara kanë probleme në raportet me Pakistanin.

Ky debat u zhvillua derisa hulumtimet e opinionit tregojnë se gjasat e tyre për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit janë pothuajse të barabarta. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.