SHBA paralajmëron Korenë e Veriut

13:53 / 4.02.2013
Shtetet e Bashkuara i dërguan Koresë së Veriut një paralajmërim të qartë për t'i dhënë fund lëvizjeve të saj provokuese.

Washingtonit, me sa duket po i soset durimi me vendin komunist, lideri i të cilit deklaroi vetëm një ditë më parë se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, i cili do ta forcojë Korenë e Veriut akoma më shumë.

Deklarata e shkurtër e përcjellë nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA nuk përmbante asnjë detaj, vetëm sqaronte se vendimi ishte marre gjatë një takimi të komitetit qendror ushtarak të partisë, transmeton Tch.

Koreja e Jugut po i ndjek me shqetësim zhvillimet në shtetin fqinjë.

Presidenti Lee Myung -bak i kërkoi qeverisë së vet të jetë e përgatitur për një test të mundshëm bërthamor. Lee madje ka vizituar një bunker në zonën e çmilitarizuar mes dy vendeve, i cili shërben si qendër krizash për Korenë e Jugut.

Zyrtarë amerikanë pohuan për CNN javën e kaluar se shteti komunist mund të jetë gati në çdo moment për një tjetër test bërthamor. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 23.05.2013
Janet Jackson

Janet Jackson bëhet miliardere

Janet Jackson po feston arritjen e një jubileu impresiv, pasurinë prej mbi një miliardë dollarë në karrierën e saj muzik...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
15:56 / 23.05.2013

Miliona për zonat rurale‏

Për zonat rurale më pak të zhvilluara, në të cilat investimet janë të domosdoshme, Ministria e Bujqësisë sivjet ka har...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.