SHBA përshëndet embargon e naftës ndaj Iranit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e kanë përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për ndalesën e importit të naftës nga Irani. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Teherani ka rast që në bisedimet e javës së ardhshme të bëjë progres lidhur me shqetësimet ndërkombëtare për programin e tij atomik.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se vendimi “përfaqëson përkushtim plotësues nga ana e aleatëve tanë evropianë dhe partnerëve, për të synuar zgjidhje paqësore, që i merr parasysh shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për programin bërthamor të Iranit”.
Carney tha se BE është një “pjesë esenciale” e përpjekjeve diplomatike në rastin e Iranit. /Telegrafi/