SHBA, qëllon si i çmendur në mes të rrugës

19:37 / 12.02.2013
Ka qëlluar nga mesi i rrugës drejt një automobili dhe ka vrarë një fëmijë dhe plagosur rëndë të ëmën dhe një grua të dytë që ndodhej në një veturë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Okdejl, në shtetin e Minesotës. Të shtënat janë verifikuar papritur, ka deklaruar policia amerikane, e cila ka ndaluar një të dyshuar, një burrë 33 vjeçar.

Bëhet fjalë për krimin e radhës të ndodhur në Shtetet e Bashkuara si pasojë e qarkullimit të pakontrolluar të armëve të zjarrit, për të cilat është hapur një debat i gjerë.

Sipas dëshmitarëve të shumtë që kanë parë skenën e që kanë folur për mediat lokale, autori ka qëlluar shumë herë, por nuk dihet nëse nga plumbat ka persona të tjerë të plagosur.

Menjëherë pasi hapi zjarr, personi u arratis nga vendi i ngjarjes duke u futur në një park. Më vonë agjentët e kanë arrestuar në banesën e tij dhe tani po e marrin në pyetje.

Ngjarja ndodh në një moment kur presidenti Barack Obama pritet të mbajë një fjalim në lidhje me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku sipas analistëve siguria do të jetë një temë kyçe.

Obama ka thënë më herët se është në favor të ndalimit të armëve luftarake dhe revistave me municione të kapacitetit të lartë, si dhe kontrolle me sfond të gjerë.

Nga ana tjetër, lobi më i madh pro armëve në vend, Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) ka bërë të ditur se do të luftojë ndaj çdo përpjekjeje për të limituar qasjen tek armët dhe municionet e tjera. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.