SHBA, reforma për emigrantët e paligjshëm

14:33 / 17.02.2013

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është duke shtyrë miratimin e një ligji, i cili pritet të rregullojë statusin e emigrantëve të paligjshëm në vend.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat amerikane, në bazë të ligjit që po përgatitet për diskutim, në tetë vitet e ardhshme pritet që deri në 11 milionë klandestinë të pranishëm sot në SHBA të rregullohen.

Megjithatë, për “USA Today”, pritet që ligji të gjejë një kundërshtim të ashpër nga ana e republikanëve konservatorë, transmeton TCH.

Ky ndryshim do të jetë pjesë i një reforme që Shtëpia e Bardhë synon të realizojë duke pasur në fokus emigracionin.

Presidenti Obama siguroi mandatin e tij të dytë pjesërisht falë mbështetjes dërrmuese të latinëve të amerikanizuar dhe shtresave të tjerë të emigrantëve.

Reforma për emigracionin ishte një prej pikave kryesore që tërhoqi këtë shtresë të popullsisë të votonte Obamën. /Telegrafi/

 

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.