SHBA-Seul, stërvitje të përbashkët ushtarake

13:51 / 25.10.2012
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, që do të mbyllen të premten, më dy nëntor.

Stërvitja, e koduar me emrin “Hoguk”, mbahet çdo vit por këtë herë po realizohet për t’i dhënë një përgjigje hipotezës për sulm të paralajmëruar nga Koreja e Veriut.

Në të njëjtat momente, një motovedetë e Penianit ka kaluar kufirin perëndimor në detin e Verdhë, duke përfunduar në ujërat territoriale koreano-jugore.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” ka raportuar se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni kundër peshkarexhave kineze të pranishme në zonën detare në fjalë.

Javën e kaluar Koreja e Veriut kërcënoi fqinjin jugor me një sulm të përgjithshëm ushtarak, nëse gjatë javës së ardhshme do të vihej në zbatim plani për të lëshuar 200 mijë tullumbace, me mesazhe kundër regjimit përtej kufirit.

“Një sulm i pamëshirshëm ushtarak do të jetë i përligjur pa asnjë paralajmërim, nëse Seuli do të realizojë provokimin e tij të radhës”, shkruhej në një komunikatë të publikuar nga Agjencia e Lajmeve të Koresë, “KCNA”.

Në deklaratën e Penianit specifikohej se zona që do të goditet është qyteti kufitar i Pajus, një pikë e rëndësishme turistike në jug.

“Ushtria Popullore e Koresë së Veriut nuk merret asnjëherë me fjalë të kota”, i jepte tone më serioze kërcënimit “KCNA”-ja.

Sipas ekspertëve, ky është kërcënimi më serioz i Penianit në disa vjet. Megjithatë, kërcënimet me luftë janë një retorikë e njohur e regjimit komunist të Kim Jong-un.

Në një deklaratë reagimi, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Kwan-jin, u shpreh se: “vendi është tërësisht i përgatitur dhe në gjendje që të zmbrapsë çdo sulm ushtarak që mund të vijë”. /Tch/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.