SHBA-të kërkojnë ulje tensionesh në Luginë

23:42 / 27.12.2012

Ambasada e SHBA-së në Beograd përmes një komunikate ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit të Luginën e Preshevës, duke kërkuar nga palët që t’i kontribuojnë uljes së tensioneve.

 Në deklaratën e lëshuar nga Ambasada Amerikane thuhet se mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe jo retorikës agresive dhe kërcënimeve të forcës.

Edhe presidenti serb Tomislav Nikolic, ka deklaruar sot se shteti duhet të reaguar dhe “në pikë të ditës” të rrënoj lapidarin në qendër të Preshevës, kushtuar pjesëtarëve të rënë të UÇPBM-së, nëse këtë nuk e bëjnë shqiptarët.

“Serbia duhet të reagojë dhe Serbia do të reagojë. Lapidarin duhet të rrënojnë vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre politikë, nëse dëshirojnë të tregojnë se popullin e tyre po e udhëheqin në atë mënyrë që të jetojnë mirë në Serbi. Nëse kjo nuk ndodhë, Serbia në pikë të ditës duhet ta rrënoj atë pllakë dhe të tregoj se një gjë e tillë nuk lejoj me ligjet e saj”, ka thënë Nikolic për televizionin shtetëror serb.

Ai ka thënë se e mbështet Qeverinë e Serbisë që “në momentin që të merr vendim ta rrënojë lapidarin edhe ta bëjë atë". /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.