SHBA-të, miliona dollarë për kundërshtarët e Assad

18:52 / 29.09.2012
Administrata e presidentit Barack Obama po shton mbështetjen financiare për kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka bërë të ditur se Washingtoni do të japë edhe 15 milionë dollarë për kundërshtarët politikë të Assad dhe 30 milionë dollarë të tjera si ndihmë humanitare për ata që janë zhvendosur për shkak të luftimeve.

"Kushtet në Siri vazhdojnë të përkeqësohen, ndërkohë që regjimi i Assadit lufton pa pushim me popullin e vet. Për më tepër, ne po shikojmë më shumë njerëz të shtruar në spitale, më shumë trupa në morge dhe më shumë refugjatë që lartohen nga vendi i tyre për në vendet fqinje”, citon Kosovapress fjalët e Clinton.

Këto komente ajo i ka bërë në një takim të ministrave të jashtëm të vendeve të grupit të quajtur “Miqtë e Sirisë”. Disa nga vendet e këtij grupi ndihmojnë në armatosjen e kryengritësve sirianë. Të tjerë, si Shtetet e Bashkuara, i kanë kufizuar ndihmën e tyre në nevojat humanitare.

Rusia dhe Kina vazhdojnë të bllokojnë masa më të rrepta kundër Damaskut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke argumentuar se sanksionet janë me pasoja në punët e brendshme të Sirisë dhe se zgjidhja e konfliktit nuk mund të detyrohet nga jashtë.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil ElArabi, tha në takim se ka ardhur koha për një tranzicion politik në Siri, sepse gjendja po acarohet gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.