Shefat më të këqij në botë (Foto)
Secili mendon se ka punë me shefin më të keq në botë. Por, disa nuk e kanë “fatin” që shefat t’ua fusin frikën në palcë. Ndoshta këta shefa janë të mirë në biznes, por këta tetë persona që do të përmenden më poshtë nuk do të kujtohen për të mirë nga punonjësit e tyre.1. LARRY ELLISON

Pos stilit luksoz të jetës, Larry Ellison është i njohur si një shef i pamëshirshëm dhe agresiv. Gjatë blerjes së kompanisë “PeopleSoft” njoftoi largimin e pesëmijë punëtorëve, ndërsa njihet edhe për ofendimet e rënda që ia bënte ish drejtorit të kompanisë.
2. JAMIE DIMON

Ky është pjesë e çdo aspekti të biznesit të bankës “JP Morgan”. Ai është i njohur për faktin se me orë të tëra i merr “nën hetim” punëtorët, për skenarët më të këqij që ata mund të presin. Dimon karakterizohet edhe si person që nuk di të dëgjojë të tjerët, që secilit i futet në fjalë dhe ia përfundon fjalitë.
3. RUPERT MURDOCH
Përveç skandalit të përgjimit të fundit që rezultoi në mbylljen e tabloidit “News of the World”, magnati medial Murdoch është i njohur si një shef i pamëshirshëm. Në një rast, gjatë grevës së punonjësve të tij, shkarkoi 6000 punëtorë që ishin anëtarë të sindikatës së korporatës së tij.
4. MARTHA STEWART

Kuzhinierja dhe nikoqirja Martha Stewart, pronare e “, Martha Stewart Living Omnimedia”, është e njohur në botën e biznesit si një grua goxha e keqe. Gjatë një viti ka shkarkuar dy drejtorë bash për asgjë, vetëm pse ka dashur që gjithçka të bëhet si do ajo.
5. STEVE BALLMER

Një ish-punonjës i kompanisë “Microsoft” e di se si duket Ballmeri i zemëruar. Në fakt, kur dëgjoi se ai po largohet “Microsofti”, Ballmeri i shqetësuar ia hodhi në kokë karrigen një punëtori që e kishte pranë.
6. MARTIN SORRELL

Sorrell është në krye të një prej kompanive kryesore të reklamave në botë dhe nuk ka segment të jetës ku kompania “WPP” nuk është e përfshirë. Punonjësit që kanë planifikuar të kalojnë në kompani tjetër, me kushte më të mira, kanë vërejtur se Sorrelli nuk është shef i mirë. Në fakt, ai shpesh përdori manovrime ligjore për të ndaluar largimin e punëtorëve të tij.
7. SCOTT RUDIN

Për pesë vjet, producenti i njohur i filmave ka ndërruar 250 asistentë për gjëra të parëndësishme. Ka ndodhur shpesh që Rudini i rrëmbyer ka kapur gjënë e parë që kishte pranë, për të goditur punëtorët me të.
8. BARRY DILER

Diller është një nga drejtorët më të suksesshëm të kompanisë “InterActiveCorp”, i cili shtëpinë “Fox” e ka kthyer në një brend të famshëm botërorë. Megjithatë, punonjësit vazhdimisht kishin frikë nga ai. Një ish-punonjës tregoi një situatë në të cilën Diller ka hedhur një kasetë tek një nga drejtorët, me aq forcë sa që ajo e ka shpuar murin. Për fat të mirë, kaseta nuk e qëlloi “cakun”. /Telegrafi/