Shefi i EULEX-it viziton Mitrovicën

16:03 / 5.03.2013
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, priti të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë. Gjithashtu në takim u bisedua edhe për tema të tjera, si procesin e rindërtimit, banesave të uzurpuara në veri etj.

Kryetari Kastrati, e njoftoi shefin e EULEX-it me shqetësimet e qytetarëve, sidomos ata të pjesës veriore për shkak të incidenteve dhe shpërthimeve të vazhdueshme në veri të qytetit.

“Javëve të fundit kemi ngritje të tensioneve për shkak të incidenteve të shpeshta në veri”, tha Kastrati.

Ai shtroi nevojën për rritjen e efikasitetit të strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i gjendjes, duke kërkuar po ashtu vendosmëri më të madhe prej EULEX-it për arrestimin e personave dhe grupeve që janë duke shkaktuar këto probleme.

Kastrati përmendi çështjen e zyrtarëve të Zyrës Administrative në Veri, të cilët shpesh janë në cak të këtyre sulmeve.

Në takim kryetari i Mitrovicës paraqiti edhe problemin e mosfunksionimit të gjykatave, mandej mungesën e rendit dhe ligjit, lëvizjen e lirë etj.

Duke folur për procesin e rindërtimit në veri, Kastrati, tha se ai proces do të vazhdoj meqë janë bërë 14 vite që shumë të zhvendosur kanë mbetur të jetojnë nëpër strehimore kolektive dhe në gjendje të rëndë. Ai përmendi edhe nevojën për mbështetje për të zgjidhur problemin e uzurpimit të banesave në veri, ku sipas shënimeve të AKP-së janë rreh 400 banesa të uzurpuara.

Në anën tjetër, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, tha se EULEX-i është i përkushtuar që të mbështes vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë pjesë të Kosovës. “Po punojmë në vendosjen e rendit dhe ligjit me gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.