Shefi i ushtrisë egjiptiane kërkon dialog ndërmjet palëve

20:33 / 11.12.2012

Shefi i forcave të armatosura të Egjiptit, gjeneral Abdel Fattah al-Sissi, ka bërë thirrje për dialog ndërmjet palëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, sot ka raportuar se Al-Sissi, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të takohen nesër, që t’i zgjidhin dallimet e tyre, të cilat e kanë ndarë Egjiptin dhe ka kërkuar “bisedime për përfundimin e krizës aktuale”.

Ftesa e tij u bë derisa protestuesit kundër dhe për presidentin Muhammad Morsi po tubohen në Kajro.

Kundërshtarët e tij janë kundër referendumit për propozim – tekstin e kushtetutës, i caktuar për 15 dhjetor, ndërsa mbështetësit kërkojnë që ky referendum të mbahet ashtu siç është paralajmëruar.

Propozim-teksti është kritikuar ashpër nga opozita dhe grupet për të drejta të njeriut, për dështim që të garantoj liri fundamentale dhe mbrojtje për femrat dhe minoritetet. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.