Shenja pajtimi

8:28 / 4.02.2013

Hashim Thaçi po mundohet të gjejë gjuhë të përbashkët me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn. Burime të gazetës “Express” thonë se kryetari i PDK-së do t’i propozojë ata për anëtarë të Kryesisë së re të partisë. Por, vështirë se Krasniqi dhe Limaj do t’i ruajnë pozitat që i kanë pasur deri më tash. Sekretar i Përgjithshëm pritet të jetë Hajredin Kuçi, kurse nënkryetar i Parë Kadri Veseli.

Hashim Thaçi po përpiqet të shfaqet si njeri që është garant i unitetit brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke u dhënë poste drejtuese edhe njerëzve që publikisht janë kundër tij.

Dhe, rastin për këtë, kryetari i PDK-së e ka pikërisht këto ditë, teksa po dizajnon përbërjen e re të Kryesisë Qendrore.

Burime të gazetës “Express” thonë se në listën prej 25-anëtarësh, që ai do t’ia propozojë Këshillit Drejtues për Kryesinë e re, do të jenë edhe emrat e dy kundërshtarëve të tij, Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt.

“Ai si Kryetar ka të drejtë t’i propozojë 25 veta. Tashmë e ka gati listën dhe ndër propozimet e para mund të them janë edhe Jakupi, edhe Fatmiri”, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i PDK-së, të dielën për “Express”, në kushte anonimiteti.

Krahas kësaj, zyrtari që foli për gazetën, tha se Thaçi po bën përpjekje për gjetjen e një kompromisi me Jakup Krasniqin, sekretarin në ikje të PDK-së dhe aktualisht kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Përpjekje të ngjashme me Krasniqin, ashtu sikurse edhe me njerëzit e Fatmir Limajt, u bënë edhe para Konventës së Gjashtë të PDK-së që u mbajt më 26-27 janar. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.