Sheqerinska: Prokuroria e shpëtoi Veljanovskin
Është i turpshëm vendimi i Prokurorisë publike e cila solli vendim dhe vlerësoi se nuk ka arsye që të vlejë padia penale e cila u ngrit kundër kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, nga deputetët e opozitës, në të cilën ata e akuzuan se e ka keqpërdorur funksionin më 24 dhjetor.“Të mos isha qytetare e këtij shteti, duke lexuar këtë vendim, do të qeshja. Por, si qytetare e këtij shteti e di se kjo është dëshpëruese, ndërsa shteti juridik në mënyrë sistematike shkelet dhe shkatërrohet”, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Radmila Sheqerinksa, para Prokurorisë publike, ku anëtarët dhe simpatizuesit e opozitës së bashkuar mbajtën protestë të qetë pas vendimit të Prokurorisë.
“Prokuroria nuk pati fuqi të lejojë që gjyqi të vendos për këtë padi. Fakt është se kjo shpejtësi e Prokurorisë sikur dëshiron ta finalizojë vendimin e Komisionin i cili ende nuk është formuar, që duhet ta hetojë 24 dhjetorin.
Mendoj se ky është tentim që të ndikohet ndaj atij komisioni. Prokuroria vendosi shumë shpejtë për Veljanovskin, por është e ngadalshme që të tregojë qëndrimin për aferat me letërnjoftimet, blerjen e ‘Telekom’-it dhe shumë ngjarje tjera”, tha Sheqerinksa. /Telegrafi/