Shërbimi sekret rus: al-Qaeda po vë zjarret në Evropë

21:00 / 5.10.2012
Shërbimi sekret rus pretendon se al-Qaeda qëndron pas valës së fundit të zjarreve nëpër Evropë. Ky pretendim vjen pas një vere të mbushur me zjarre anembanë Evropës.

Vetëm javën e shkuar një zjarr në lindje të Spanjës detyroi dymijë banorë që të evakuohen. Në Portugali e Spanjë mijëra banorë janë larguar nga banesat e tyre, ndërkohë që dhjetëra njerëz gjetën vdekjen.

“Telegraph” raporton se paralajmërimi është dhënë gjatë një takimi të krerëve të agjencive të sigurisë nga drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë (ish- KGB), Alexander Bortnikov.

“Duhet theksuar se vendosja e zjarreve në pyjet e Evropës është strategjia e re e al-Qaedas, për të shkaktuar dëme ekonomike dhe morale”.

Në maj, al-Qaeda u bëri thirrje mbështetësve të saj që të vendosin zjarre masive në pyjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Thirrja u bë publike në një revistë të quajtur “Inspire”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
9:18 / 18.06.2013
Foto: Ilustrim

Fermerët s’i kënaq fondi për kredi

Krijimi i fondit garantues për kreditë bujqësore, nuk po i kënaq fermerët. Ata nuk po vërejnë ndonjë dallim të madh n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.