Sherr në Sheqeras
Një person ka përfunduar në spitalin e Korçës, si pasojë e një sherri në fshatin Sheqeras të këtij rrethi. Ndërkohë, një tjetër është arrestuar dhe tre janë shpallur në kërkim. Personi i plagosur është T. Prenjasi, 43 vjeç, i cili është rrahur së bashku me djalin e tij nga tre personat me inicialet S.N., 38-vjeç, N.K., 37- vjeç dhe M.K., 18 vjç.. Të tre personat kanë rrahur për motive të dobëta 43-vjeçarin dhe djalin e tij 22-vjeç.
Pas këtij konflikti, vëllai i T. Prenjasit, Kastrioti Prenjasi ka shkuar në lokalin e shtetases me iniciale E. O., 33-vjeçe, banuese në Sheqeras, e cila ka një lidhje krushqie me tre personat e shpallur në kërkim.
Ai ka kanosur pronaren e lokalit me pistoletë dhe me pas ka qëlluar në drejtim të një prej pjesëmarrësve në sherr, M.K.
Kastrioti Prenjasi është arrestuar më pas për armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/