Sherr për pronën, plumba mes kushërinjve në Librazhd
Një sherr i nisur për motive pronësie ka përfunduar në plumba mes dy kushërinjve. Bujar Hunçi, 55 vjeçar në konflikt e sipër me kushëririn e tij, 44 vjeçarin, Luan Hunçi ka shtirë me armë zjarri në drejtim të tij, njofton Noa.
Mësohet se si rrjedhojë e të shtënave 44 vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gizavesh.
Pas sinjalizimit për këtë ngjarje, policia vuri në pranga Bujar Hunçin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/