Sherri për ‘shqipen’ shpërtheu edhe në Kuvend
Grupi parlamentar i PDSH-së ka protestuar ashpër dhe ka ndërprerë punën e Kuvendit për shkak se fjalimet e deputetëve shqiptarë transmetoheshin në opinion me përkthim në gjuhën maqedonase.Në këtë mënyrë, zv/koordinatori të PDSH-së, Zijadin Sela, tha se u pamundësohet deputetëve shqiptarë që votuesve të tyre t’u drejtohen në gjuhën shqipe.
Ka reaguar kryeparlamentari Trajko Velanoski duke theksuar se deputeti Sela po keqpërdor funksionin e deputetit dhe zv/koordinatorit, dhe se sipas tij deputetët janë në Parlament për të punuar dhe jo të çojnë inate dhe tu pamundësojmë të tjerëve që të punojnë.
Por deputeti Sela ka thwnw se fjalimet e deputetëve shqiptarë duhet të transmetohen në mënyrë origjinale në gjuhën shqipe, se mbi tw gjitha ata ju drejtohemi nga kjo foltore votuesve të cilët iu kanë dhënë mandat për të qenë anwtarw tw parlamentit.
“Prandaj edhe njëherë insistoj, unë do të vazhdoj të kërkoj pauzë pas çdo fjalimi të deputetit shqiptarë i cili flet në gjuhën shqipe dhe nga ana tjetër në veshin e qytetarit shqiptarë përfundon në gjuhën maqedonase. Unë do të vazhdoj të kërkoj pauzë dhe kjo është një formë proteste e imja si deputet për ndërprerjen e fjalës së lirë të deputetëve në parlamentin e Republikws sw Maqedonisw”.
Mw pas Velanoski u kundwrpwrgjigj: “Unë edhe tani do të them, jo që dua, por jam i detyruar për shkak të rregullores që të jap pauzë, kurse zoti Sela le të vazhdojë ta keqpërdor edhe më tej funksionin e deputetit dhe postin e zv/koordinatorit dhe të na pamundësoj punën e kuvendit këtu. Por ne do të durojmë, opinioni do ta vlerësoj dhe të gjykojë në zgjedhje, siç ka gjykuar edhe deri tani dhe do të vazhdojë të gjykojë edhe në zgjedhje si për mua edhe për ju edhe për partinë tuaj edhe për partinë time. Vazhdoni edhe më tej bëni inat”, u shpreh kryetari i parlamentit.
Ndërkohë Izet Zeqiri nga RDK-ja e vlerëson si të drejtë kërkesën e PDSH-së, meqë përmes përkthimit nuk mund të përcillen emocionet e fjalimit të deputetit dhe në të shumtën e rasteve humbet edhe kuptimi i fjalimit.
Aktualisht fjalimet e deputetëve shqiptarë në gjuhën shqipe mund t’i dëgjojnë vetëm ata qytetare që posedojnë televizor me dual-ton, në të kundërtën një gjë e tillë është e pamundur. /Telegrafi/