Shi deri të dielën

23:00 / 22.05.2013

Një rrebesh i fortë shiu, i përcjellë edhe me erë të fuqishme ka përfshirë sot në orët e pasdites Prishtinën, por edhe pjesë të tjera të vendit.

Shiu me intensitet shumë të dendur ka zgjatur rreth 10 minuta, por sipas parashikimeve të meteorologëve, reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, e gjithë java do të përshkohet me reshje shiu deri ditën e diel.

“Temperaturat do të shënojnë rënie por jo shumë, gjithçka do të jetë në kondita normale. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që më 24 maj të ketë edhe reshje të borës në zona malore”, ka thënë drejtori i këtij institutit Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.