SHIK-u të hetohet nga drejtësia, jo nga Kuvendi

22:25 / 3.08.2012
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), lidhur me pretendimet dhe spekulimet për qendrimin e saj në raport me një hetim të mundshëm parlamentar të SHIK-ut, e sheh të nevojshme të sqarojë edhe një herë opinionin publik.

Në sqarim LDK vlerëson se:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është themelues i SHIK-ut. Kuvendi nuk ka mandat dhe nuk do duhej ta hetonte një organizatë joformale, e cila nuk është themeluar nga Kuvendi dhe veprimtaria e të cilës nuk është rregulluar me ligje dhe me akte të tjera, karshi të cilave atë do ta hetonte një komision parlamentar.

2. Po ashtu, një hetim parlamentar mund të ketë vetëm efekte poltike e jo juridike. Afërsia dhe përkatësia politike e SHIK-ut është plotësisht e qartë dhe nuk ka se çfarë të hetohet.

3. Në këto kushte, LDK-ja edhe një herë konsideron që veprimtaria e SHIK-ut dhe e çdo pjesëtari të tij mund të hetohet nga organet e përcaktuara me ligj, siç janë organet e drejtësisë dhe EULEX-i.

4. LDK-ja shpreh mbështetjen e saj të plotë për institucionet e pavaruara dhe kërkon nga ato që të punojnë në përputhje me detyrimet dhe kompetencat kushtetuese që kanë për të zbardhur veprimtarinë e SHIK-ut pas luftës në Kosovë. LDK-ja e konsideron të domosdoshme qartësimin e veprimeve të secilit që ka ndikim në jetën publike të vendit. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa
 
 
Magazina
13:27 / 19.05.2013
Emeli Sande, Foto: Getty Images

Emeli Sande dëshiron të jetë terapeute e muzikës

Këngëtarja britanike, Emeli Sande, do të kishte dëshirë që të jetë terapeute muzikore në të ardhmen.
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.