Shkalla e dytë liron të arrestuarit e ‘Vetëvendosjes’

19:30 / 27.01.2012
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka anuluar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Komunale në Podujevë për arrest shtëpiak të 8 aktivistëve të “Vetëvendosje” dhe një qytetari të arrestuar në protestën e 14 janarit në Podujevë, si dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim në shkallën e parë.

Vendim i shkallës së dytë është marrë pas ankesës që kanë ushtruar mbrojtësit e Frashër Krasniqit, Salih Zybës, Naim Bunjakut, Bekim Sylejmanit, Genc Musës, Hysen Durmishit, Musa Ajetit, Gëzim Hysenit dhe Sabri Bajraktarit.

Ky i fundit e kishte mohuar në seancën dëgjimore se ka qenë pjesëmarrës në protestë, por ka thënë se kishte ardhur nga Dragashi për ta shitur një veturë në Podujevë dhe se është arrestuar e rrahur nga policia kur ka dalë prej një kafeneje në dalje të qytetit, raporton Koha.

Sipas Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, aktvendimi është i paligjshëm sepse në të nuk janë përshkruar veprimet e secilit të pandehur veç e veç, pastaj veprimet e të pandehurve nuk hyjnë në vepra penale nga kapitulli XXVIII i KPK-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
21:14 / 22.02.2012

Jahjaga do të takohet me Jolie e Streep

Muajin e ardhshëm, nga data 8 deri më 10 mars, gratë lidere inspiruese dhe aktiviste nga mbarë globi, përfshi presidenten ...
Teknologji
21:22 / 22.02.2012
Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet më i lirë

Pas paralajmërimeve jozyrtare, Barnes & Noble edhe zyrtarisht paraqiti versionin e ri të tabletit të vet Nook, i cili ka dyf...
Ekonomi
16:46 / 22.02.2012
Foto: Ilustrim

ATK grumbullon mbi 48 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën janar-shkurt 2012, ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.