Shkelëse presidentja, shkelës kryeministri...!

0:35 / 16.08.2012
Askush nuk e ndalë presidenten Atifete Jahjaga të jap dorëheqje, ajo e din që është pjesë e marrëveshjes. Ajo e din që në Kuvend ka thënë se do ta respektoj marrëveshjen e liderëve. Kështu ka thënë në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

“Duhet të ketë një minimum të korrektësisë edhe nga ana e saj në këtë rast, por problemi nuk është vetëm të presidentja, sa është problemi te Hashim Thaçi. Ky është problemi, dhe ai është shkelësi i kësaj marrëveshje”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, LDK-ja është e zhgënjyer edhe nga ambasadori Christopher Dell. “Sigurisht se nuk mund ta mirëpresim qëndrimin e tij, sepse është garantuesi kryesor dhe kur është bërë marrëveshja është bërë nga ekspertët dhe me Kushtetutën në dorë të Republikës së Kosovës. Ajo që ka bërë z. Dell nuk dëshiroj ta komentoj, por sigurisht për neve është zhgënjyese”, thotë ai.

Kurse sa i përket kërkesës se kryeministrit Thaçi për krijimin e Grupit të Unitetit për bisedime me Serbinë, ai thotë se qëndrimi i LDK-së është shumë i qartë. “Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë asaj se Kosovës nuk i duhet kurrfarë Grupi i Unitetit”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ismet Beqiri
Ismet Beqiri
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.