Shkëmbim zjarri në qendër të Prishtinës

19:35 / 7.02.2013

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur sot pas orës 15:00, pranë Fakulteti Filologjik në Prishtinë. Policia ka konfirmuar për Kosovapress, se nga shkëmbimi me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur. Deri më tash nuk ka të arrestuar për rastin dhe nuk dihen motivet e sulmit

“Rreth orës 15 e 15 minuta ka ndodhur rasti. Si rezultat i gjuajtjes me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të plagosur. Personat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes policia i ka gjetur dy armë zjarri, njëra armë automatike, kurse tjera revole. Policia aktualisht po punon në ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Tash për tash nuk ka ndonjë person të arrestuar, por po punojmë në identifikimin e personave të involvuar në rast”, ka thënë për Kosovapress Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Por, sipas dëshmitarëve, zënka ka filluar qysh dje në mbrëmje, në mes të punëtorëve të dy lokaleve që gjenden përkrah Fakultetit Filologjik. Por, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.