Shkodër, pas babait vdes dhe djali, Jurgen Marku
Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së enjtes afër spitalit rajonal të Shkodrës ku u ekzekutua me armë zjarri, Frederik Marku 47 vjeç dhe u plagos djali i tij Jurgen, tashmë e ka bilancin më të rëndë.E plotësuar: Siç raporton Noa.al, paraditen e së shtunës ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra edhe djali i të ndjerit Frederik, 22 vjeçari Jurgen Marku.
Kujtojmë këtu se atentati i rëndë i bërë ndaj babë e bir i shkaktoi vdekjen e menjëhershme kryefamiljarit, ndërsa la të plagosur rëndë djalin e tij, por ngjarja u shoqërua edhe me djegien e banesës në fshatin Theth në pronësi të viktimës Marku dhe bashkë me të është djegur edhe makina që ndodhej në oborr.
Si përgjegjës për vrasjen është arrestuar njëri prej autorëve që ekzekutuan Markun dhe konkretisht 25, vjeçari Leonard Nika.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 16:10 të ditës së enjte në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës, ku dy pjesëtarët e familjes Nikaj u përballën në një pritë.
Si shkak i vrasjes dyshohet një konflikt i Jurgen Markut me disa të rinj, ku për të shuar konfliktin ka ndërhyrë edhe Frederik Marku dhe në një moment të mëvonshëm të dyshuarit u kanë ngritur pritë babait dhe djalit, ku dhe i ekzekutuan. /Telegrafi/