Shkodër, sekuestrohen pesë kilogramë heroinë
Policia e Shkodrës ka sekuestruar pesë kilogramë drogë të llojit heroinë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.Sipas informacioneve të para, droga ishte e paketuar dhe e fshehur në një automjet dhe po përpiqej të trafikohej matanë kufirit, me dyshime për në tregun evropian.
Sipas policisë së Shkodrës, droga u gjet në mjetin e Agustin Klosit. Top-Channel njofton se Klosi po tentonte të trafikonte lëndën narkotike drejt territorit të Malit të Zi. Policia ka nisur procedurat përkatëse për ngritjen e akuzave ndaj tij.
Ndërkohë, në tre operacione të ndryshme anti-drogë gjatë mëngjesit të së premtes u arrestuan e katër shtetas dhe u sekuestruan qindra kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis. /Telegrafi/