Shkojnë për turizëm në Itali, prangosen për grabitje
Tre shqiptarë, dy të moshës 25 vjeçare dhe njëri 23 vjeç, u arrestuan nga policia italiane për grabitje në banesa.Pas denoncimit të bërë në polici, u bë i mundur zbulimi i një makine Fiat Punto brenda së cilës ndodheshin tre shqiptarët e veshur me të errëta.
Një denoncim i pak çasteve para ndalimit të të rinjve, sinjalizoi për një grabitje në apartament, ndërsa autorët e saj ishin larguar pikërisht me një makinë të tillë. Pak më vonë në polici mbërrin një denoncim i dytë për grabitje, po nga të njëjtët - të larguar me të njëjtën makinë.
Gjatë kontrollit të bërë në makinë, u gjetën materiale për vjedhje të fshehura poshtë tapetit të makinës, dorashka dhe veshje të zeza, si dhe 600 euro, shkruan NOA.
Nga vërtetimet e bëra në polici rezultoi se dy prej shqiptarëve kishin mbërritur në Itali në muajin gusht për turizëm, por se i qëndronin pa dokumente në shtetin fqinj dhe merreshin me aktivitete ilegale.
Sakaq në vijim të ndaluarit u vërtetuan edhe si të përfshirë në tregti droge si dhe në kontrabandë cigaresh. /Telegrafi/