Shkollat e Prishtinës, të gatshme për procesin arsimor

15:01 / 31.08.2012
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura që viti shkollor 2012/2013 të fillojë me kohë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës.

Drejtori i drejtorisë së Arsimit, z. Halim Halimi në një konferencë për medie tha se edhe gjatë këtij viti Komuna e Prishtinës ka investuar në krijimin e kushteve për zhvillim normal të mësimi, duke ndërtuar objekte të reja shkollore, anekse, salla të edukatës fizike etj.

Në këtë vit shkollor, në klasën e dhjetë do të vazhdojnë procesin edukativo-arsimor 2924 nxënëse, ndërsa për herë të parë do të fillojnë procesin edukativo-arsimor 3100 fëmijë.

“Për të ngritur cilësinë e mësimit nga shtatori i këtij viti do të ketë kalim mirë të planifikuar të disa shkollave në kryeqyteti nga objektet ekzistuese në objektet e reja të sapondërtuara dhe do ri-sistemim në objektet ekzistuese. Kështu është planifikuar që nxënësit e SHMT “28 Nëntori”, dhe i gjithë personeli tjetër do të kalojnë në objektin e ri të ndërtuar në lagjen ‘Kalabria’, në afërsi të objekteve të shkollave të mesme, asaj ekonomike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ dhe SHMB ‘Abdyl Frashëri’, ku nxënësit e kësaj shkolle do të kenë kushte shumë të mira për mësim”, Halimi.

Ndërsa, në objektin e tanishëm të SHMT “28 Nëntori”, do të kalojnë nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, drejtimi shoqëror, si pjesë integrale e këtij gjimnazi, ku edhe këta nxënës do të kenë kushte shumë më të mira për mësim se deri më tani, dhe do të menaxhohen nga e njëjta drejtori.

Në kumtesë thuhet se synimi i komunës së Prishtinës është që krijoj kushte sa më të mira mësim, pasi që deri më tani në Gjimnazin “Sami Frashëri” është zhvilluar mësimi në kushte jo të mira dhe jashtë standardeve të kërkuara për hapësirë në kokë të nxënësit.

Ndërkaq, nxënësit dhe personeli i Gjimnazit Filologjik “Eqrem Çabej”, po nga 1 shatori i këtij viti do të transferohen në objektin e ri shkollor në lagjen “Çamëria” në afërsi të objektit të Shkollës së Gjelbër.

Ndërsa, objekti i tanishëm i këtij Gjimnazi që gjendet në lagjen “Sefali” në afërsi të Universitetit Amerikan, do të shndërrohet në shkollë fillore për nxënësit e kësaj lagjeje dhe lagjeve tjera përreth.

“Po ashtu kemi bërë përgatitje për furnizimin e shkollave më ditar të punës dhe tekste mësimore. Në shkollat fillore dhe të mesme kemi një kuadër, por kemi shpallur edhe konkurs lidhur me plotësimin e vendeve të punës. Në të gjitha shkollat, në ato 41 fillore dhe 12 të mesme, kemi shpallë vetëm 24 vende pune të lira. Për këto vende kanë konkurruar diku rreth 630 kandidat. Për një mësues klasorë të shkollës kanë konkurruar 103 vetë”, tha Halimi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.