Shkon për pasaportë, i thonë “ke vdekur”!

20:46 / 1.08.2012
Dorëzoi lutjen për pasaportë të re në polici, por punonjësi ia ktheu prapa dokumentet me arsyetimin se kishte vdekur! Ky rast i ka ndodhur Sabire Hasanit nga fshati Senakos i Gostivarit.

Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) të kësaj komune, gruaja paska jetuar vetëm 6 muaj dhe dikush e ka paraqitur të vdekur.

Por, ky version duket pak i besueshëm pasi gruaja posedonte letërnjoftim, certifikatë lindjeje dhe pasaportë, të cilat 5 vjet më parë i kishte nxjerrë në të njëjtin stacion policie.

Për të nxjerrë dokumentet e reja, Sabirja ka rreth 4 muaj që endet dyerve të policisë, por asnjë zgjidhje për problemin e saj. “Shkova të nxjerr dokumentet në SPB të Gostivarit, ata më thanë se zonja ka jetuar 6 muaj dhe ka vdekur, shkova edhe te Avokati i Popullit, më thanë që do e ecin punën, por edhe ata asgjë nuk bënë. Policia më drejtoi te shërbimi amë, nga shërbimi amzë më thonë se duhet ta gjej atë personin që e ka lajmëruar se ka vdekur. Ku ta gjej unë atë person, ata duhet vetë mes veti ta gjejnë atë person se kush e ka lajmëruar. Në fund më thanë të gjej një avokat privat që ta ecë punën. Nga shërbimi amzë më thanë mos janë false, më çuan në polici, në polici thanë problemi është tek shërbimi amzë, duhet të shihet kush e ka lajmëruar se ka vdekur”, tha Ismail Islami, bashkëshorti i Sabires për Alsat-M.

Për shkak të mungesës së dokumenteve, çifti bashkëshortor është i penalizuar të lëvizë nga vendi, pasi çdo tentativë për të dalë jashtë përfundon me arrestim. “Kam frikë të shkoj në Shkup apo diku, sepse mund të më ndalojë policia, mund të na arrestojnë, të na akuzojnë se bartim njerëz të shpallur të vdekur”, tha Ismaili.

Nga ana tjetër, në SPB-në e Tetovës pohojnë se problemi nuk është aq dramatik. Bëhet fjalë thjesht për një gabim gjatë futjes në regjistrin amë. “Me personin në fjalë nuk ka asnjëfarë problemi, me siguri është bërë ndonjë gabim gjatë hedhjes së numrit amzë në sistemin informativ të policisë. Gjatë mbushjes së kërkesës me siguri është gabuar ndonjë numër nga numri i amzës dhe ka dalë se personi është i vdekur. Personi është në rregull mundë të aplikoj për letërnjoftim”, tha Artan Nesimi, kryeshef i Administratës në SPB-në e Tetovës.

Sipas tij, dy elementë kryesorë mbeten për t’u hetuar mbi këtë rast të çuditshëm, së pari personi që e ka bërë shpalljen e vdekjes, si dhe personi përgjegjës që ka pajisur me dokumentet e deritanishme false gruan Sabire Hasani. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.