Shkup, arrestohen dy vëllezër, trafikonin drogë

19:26 / 23.10.2012
Dy vëllezër nga Shkupi janë arrestuar pasi që tek ta u gjet një sasi droge prej 1,3 kilogram heroinë.

Policia ka publikuar vetëm inicialet e tyre A. S. 24 vjeç dhe A. A. 20 vjeç, të dy nga Hasanbegu i Shkupit. Pas informacioneve paraprake, policia në orët e hershme të mëngjesit ka ndërhyrë në shtëpinë e tyre, duke gjetur sasinë e drogës të paketuar në disa qese najloni.

Dy vëllezërit kanë pranuar para autoriteteve policore se drogën e kishin siguruar nga një person nga Shkupi dhe ata ishin angazhuar për ta transportuar në Austri për vetëm 1.500 euro, transmeton INA.

Prokuroria e Shkupit ndaj tyre ka ngritur kallëzimin penal për kryerjen e veprës trafikim dhe prodhim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit tek ta u gjet edhe një pistoletë e tipit “Zastava Magnum”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.