Shkup, grabiten rreth 200 mijë euro
Një grabitje e rëndë ka ndodhur dje në Shkup në një apartament privat në pjesën qendrore të kryeqendrës, me ç' rast në banesën e një qytetari janë grabitur 200 mijë euro Sipas njoftimit të policisë nga banesa e A.P., 68 vjeçar, në Shkup në rrugën „Dame Gruev“ janë grabitur rreth 200 mijë euro para dhe gjësende me vlerë.
Në këtë grabitje të rëndë janë vjedhur 120 mijë euro, 25 mijë dollarë, 100 mijë denarë, 5,5 kg stoli ari si dhe një pistoletë me 120 plumba. Policia theksoi se është vënë në ndjekje të grabitësve të cilët kanë arritur që të përfitojnë rreth 200 mijë euro, transmeton INA. /Telegrafi/