Shkup, lëndohet 15 vjeçari, vazhdojnë incidentet
Një incident i ri ndëretnik midis të rinjëve maqedonas dhe shqiptarë ka ndodhur të hënën në autobusin e linjës 50 në Shkup.Sipas njoftimit të policisë një i mitur 15 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është publikuar është sulmuar nga një grup tjetër të rinjsh në autobusin 50, që ka si destinacion fshatin Cucer Sandevë dhe qendrën.
Viktima pasi që është rrahur ka marrë lëndime të rënda në stomak dhe pas mbërritjes së autobusit në Bit Pazar, 15 vjeçari ka informuar policinë. Ky është incidenti i radhës, pas atij që ndodhi të premten e kaluar, kur u lënduan tre veta gjatë një rrahje midis të rinjve shqiptarë dhe maqedonas në autobusin e linjës 22. /Ina/Telegrafi/